Ekskluzive/ “Pse gënjen, gjuhët e huaja mësoheshin në shkollë”, Rudi Vata i përgjigjet Ilir Demalisë: Ti as librin se ke lexuar, unë mora mësime ilegalisht nga një prift! Do të të padis
Rudi Vata i është përgjigjur Ilir Demalisë pasi ky i fundit e kritikoi me një status në rrjetet sociale se ish-kapiteni i Shqipërisë kishte gënjyer në librin autobiografik “Jeta ime! Futbolli, liria dhe Parajsa”.
Në një reagim ekskluziv për “AlbaniaWeb.net” Vata thotë se do ta padisë Ilir Demalinë për cenim të imazhit dhe akuza të pavërteta në adresë të tij.
“Nuk e njoh fare këtë tipin dhe as e kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk e di me çfarë merret ky njeri, çfarë kontributi ka në shoqëri dhe çfarë synimesh ka kur hedh baltë mbi të tjerët. Po i them këtij tipit se e vërteta është që unë kam mësuar ilegalisht gjuhë të huaj. Kam qenë 9 vjeç dhe prindërit e mi kanë rënë dakord me një prift, i cili i kishte bërë 22 vite burg në atë sistem. Ai na mësonte mua dhe vëllait tim dy herë në javë italisht. Nëna ime është gjallë, vëllai im është gjallë, si mund të gënjej unë për këtë?
Së dyti, nuk kam thënë askund se në atë sistem nuk mësohej gjuhë e huaj, por kam thënë që unë e kam mësuar ilegalisht. E vërteta është kjo.
Ky tipi (Demalia) del në media dhe thotë unë kam gënjyer. Pra më quan mua rrenacak…! Pa e lexuar librin fare, por thjesht me copëza të publikuara në median britanike, ky tipi del e më quan rrenacak…
I them se kam 33 vite që jetoj jashtë, jam larguar nga “tufa” dhe kur vendosa ta bëj këtë, vendosa të ndryshoj edhe Rudi Vatën. Vendosa të bëhesha një qytetar mendjehapur që me mundin dhe me djersë të sigurojë jetën, por edhe të jetë që qytetar korrekt.
Po ky njeriu që më akuzon për gënjeshtar çfarë bën në jetë? Kam një pyetje për një burrë të kësaj moshe që merret me një burrë të moshës time. A ke familje, a ke fëmijë, a ke plane në jetë? A I ke realizuar ato? A ndihesh mirë ti si burrë kur sulmon një burrë me fëmijë dhe të shkëputur nga “tufa” prej 33 vitesh, pa i rënë në qafë askujt?
Po i them këtij tipit se si qytetar britanik dhe ambasadën në Shqipëri dhe do ta ndjek në rrugë ligjore. Një burrë që vendos të më akuzojë si rrenacak dhe të më sulmojë, duhet të përballet edhe me ligjin në të tilla raste.
Dhe sa për italishten, po, e kam mësuar ashtu ilegalisht, por më shërbeu, sepse trajneri i asaj kohe i Sëlltikut, Liam Brady, për fat të mirë kishte luajtur te Juventusi dhe unë kisha mundësinë të flisja me të në Italisht. Ishte e rëndësishme për karrierën time edhe ky detaj. Ky tipi që më përmend se si ndihesha unë në 1991 dhe kushtet ku jetonim, i them se ai vetë mund të ketë qenë mirë, por ne që arratiseshim detyroheshim të kërkonim azil. Kërkonim azil edhe pse kishim luajtur kundër Papin, Kantona, Boli etj. Por kështu është kur nuk ke lexuar librin…”
AlbaniaWeb.net