Wed, Nov 27, 2024

“I ka çu ai plehra”/ Protestuesit përplasen me sportistët që i sollën medalje Shqipërisë nga Paris2024, çfarë ndodhi para Bashkisë së Tiranës (VIDEO)

  • PublishedAugust 15, 2024

Gjatë tubimit të radhës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, disa protestues të PD-së, janë përplasur dhe kanë larguar nga ambientet para Bashkisë, medalistët e Parisit, të cilit ishin për të bërë një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike.

Sait Prizreni, president i Federates se Mundjes, Chermen Valiev e Islam Dudaev, mundësit që i dhanë medalje olimpike Shqipërisë, dhe Zelimkhan Abakarov po mundës, si dhe trajneret Ermal Kryeziu dhe Leonard Çakmashi kanë mundur të realizojë foton, por protestuesit i janë afruar dhe i kanë përzënë sportistët mes të bërtiturave.

Siç duket edhe në pamje, protestuesit largojnë medalistët olimpikë, ndërsa protagonist në video është edhe Sali Lusha. Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha dëgjohet duke bërtitur.

‘I ka çu ai plehra… i ka çu… i përdorin…!’- dëgjohet të thotë Sali Lusha.

E pashpjegueshme përse protestuesit larguan sportistët që nderuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris2024, duke i sjellë vendit për herë të parë në histori dy medalje bronzi.

()

AlbaniaWeb.net