Wed, Nov 27, 2024

“Jetoj shumë kohë pa vajzën”/ Mesazhi prekës i Feros për prindërit: Mos u ankoni

  • PublishedAugust 15, 2024

Fero, i cili prej disa kohësh tashmë ka hequr dorë nga muzika për t’ju përkushtuar fesë, ka ndarë me publikun një mesazh prekës që lidhet me vajzën e tij. Ai tregon se kalon shumë kohë larg vajzës së tij, duke u munduar që të durojë për shkak të largësisë (pasi është ndarë nga nëna e Ninës, modelja Arbenita Ismajli). Fero kërkon nga prindërit që të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre dhe të jenë falenderues që i kanë pranë.

Postimi i Feros:

Dua me ju tregu juve nji realitet. Un jetoj qe shum koh pa qiken tem, un gona prej gjumit pa qiken tem, un bi me fjet pa qiken tem edhe sa do qe e maj veten te qendrushem me durim po du qe kejt ju me dit qdo moment e ma shum qe jom pa giken tem vetem Zoti i madh e din se qysh e perjetoj un ket sen, shum vshtir. Kshtu qe ju qe i keni fmit e qoni prej gjumi me ta e hani pini me ta e fleni me ta, mos u ankoni o mosmirnjohsa po falenderone
Zotin.