Jo vetëm Trump dhe Harris, vendoset data për debatin mes dy kandidatëve për zv.president të SHBA-së
JD Vance dhe Tim Walz kanë rënë dakord për një debat më 1 tetor, duke krijuar një përballje midis dy kandidatëve për zv.presidentë.
Rrjeti amerikan CBS, i cili do të presë debatin në Nju Jork, tha: “Ne mezi presim t’u ofrojmë votuesve një mundësi për të dëgjuar drejtpërdrejt nga kandidatët për zëvendëspresidentë”.
“Shihemi më 1 tetor, JD”, postoi në X të mërkurën bashkëpunëtori në këtë garë i Kamala Harris, Tim Walz.
JD Vance, zëvendësi i kandidatit të Donald Trump, të enjten njoftoi dakordësinë e tij për datën e 1 tetorit, duke sfiduar gjithashtu Walz në një debat të veçantë për CNN më 18 shtator.
AlbaniaWeb.net