Thu, Nov 28, 2024

Mjekë dhe tregtarë ketamine, arrestime masive për vdekjen e Matthew Perry-t

  • PublishedAugust 15, 2024

Arrestime të shumta janë bërë pas një hetimi të thelluar për vdekjen e Matthew Perry, raporton Page Six. Një mjek dhe disa tregtarë që ndihmuan në sigurimin dhe dërgimin e ketaminës tek ylli i ndjerë i “Friends” janë vënë në pranga dhe aktualisht ndodhen në paraburgim.

LAPD, DEA dhe Shërbimi Postar i SHBA-së sekuestruan e kompjuterëve, telefona dhe pajisjeve të tjera elektronike për të përcaktuar se kush e furnizoi Perry-n me ketaminë të marrë ilegalisht që e bëri atë të humbiste vetëdijen dhe të mbytej në vaskën e tij të nxehtë tetorin e kaluar. Po ashtu po hetohet dhe rrjeti që trafikon ketaminë në mënyrë të paligjshme në SHBA.

Perry vdiq më 28 tetor në moshën 54-vjeçare. Më shumë se një muaj pasi u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Malibu, Kaliforni, autopsia e Perry konfirmoi se shkak ishin efektet akute të ketaminës.

Raporti i autopsisë rendit gjithashtu mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe buprenorfinën, një opioid sintetik, efekte si kushte të tjera që shkaktuan vdekjen e tij.