Përfundon dënimi i Sandro Tonalit, ja kur rikthehet në fushë mesfushori italian
Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se nga 28 gushti i këtij viti, Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë. Ndërsa aktivizimi i tij në ndeshje me Njukasëllin do të bëhet më 1 shtator, në javën e tretë të Premier League.
Pezullimi i mesfushorit italian përfundon më 27 gusht në fakt dhe vetëm një ditë më pas Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë me Newcastle. Tashmë është bërë zyrtarizimi i këtij fakti. Ndeshja e fundit e Tonalit në Premier League ishte kundër Crystal Palace më 21 tetor të vitit të kaluar.
Mesfushori italian, i cili mbërriti në Premierligë nga Milani, më 27 gusht do të përfundojë dënimin 10-mujor për përfshirjen e tij në vënien e basteve. Dhe vetëm një ditë më vonë, në 28 gusht, ai do të thirret nga trajneri Eddie Howe. Për shkak të dënimit për vënien e basteve, Tonali qëndroi për 10 muaj larg fushave të futbollit, ku humbi edhe finalet e evropianit me kombëtaren italiane, përveç gjobës prej 20 mijë eurosh dhe rrugës së rehabilitimit të detyrueshëm të nisur nga Tonali me një mjek psikiatër me përvojë.