U plagos me thikë në një parkim, vjen reagimi i parë i babait të Yamal
Mounir Nasraoui, babai i futbollistit të ri të Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, u godit me thikë “disa herë”. Goditja me thikë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në një parking në qytetin Mataro, rreth 32 kilometra në lindje të qendrës së qytetit të Barcelonës, sipas të përditshmes spanjolle La Vanguardia.
Për fat të mirë, Nasraoui arriti t’ia hidhte paq pas plagëve të marra, i cili tashmë ndodhet në shtëpi jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dashur t’i qetësojë të gjithë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë, një përqafim të madh për të gjithë”, shkruante Mounir në rrjetet sociale ku ka fituar mijëra ndjekës që kur djali i tij u bë një yll i Barcelonës dhe Spanjës.