“Duam të fitojmë titullin, por Interi është i fortë”, tekniku Fonseca me ide të qarta përpara nisjes së sezonit
Pas një parasezoni të shkëlqyer pa asnjë humbje në pesë ndeshje, Milani fokusohet te kampionati. Torino mbërrin në “San Siro” të shtunën (20:45) në atë që do të jetë ndeshja e parë zyrtare e trajnerit Fonseca në stolin kuqezi.
Ka një pritshmëri të madhe nga tifozët , me trajnerin portugez që nuk fshihet: “Ne jemi këtu për të fituar titullin edhe nëse Interi është shumë i fortë – tha ai në konferencën për shtyp -. Grupi ka kapacitet dhe ambicie, edhe nëse jemi larg perfeksionit”.
Më pas për merkato: “Pas Fofanës merkato në hyrje është mbyllur. Na duhet të bëjmë disa shitje, tashmë kam folur me ata që mund të luajnë më pak këtë sezon.”