Fri, Nov 29, 2024

Përqafohet me “grupin”, momenti me video kur Noizy lë dyert e burgut

  • PublishedAugust 16, 2024

Përqafohet me miqtë dhe familjarët, këto janë pamjet e para pasi reperi Noizy u lirua ditën e sotme nga paraburgimi ku qëndroi prej gati 7 ditësh si i akuzuar për dhunën ndaj Medi Isenit në Pejë.

Reperi u lirua me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të reja. (lexo këtu) Bashkë me Noizyn, lidhur me ngjarjen u ndalua edhe 32-vjeçari, Bahtjar Bajraktarai, Dj i tij i njohur me emrin Crax. Mirëpo, ky i fundit nuk është liruar nga burgu. Kjo pasi Crax është me shtetas i Kosovës dhe vendimin për të e merr Gjykata Themelore e Pejës. Dhe vendimi ende nuk është marrë. I përfshirë në ngjarje është edhe Stresi i cili po kërkohet nga autoritetet.

Kujtojmë se Noizy u arrestua pak ditë më parë në Shëngjin së bashku me 7 persona të tjerë, pasi akuzohej se dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, brenda një klubi nate në Pejë. Teksa të gjithë prisnin të ekstradohej, Gjykata e Durrësit e ka shpërfillur kërkesën e Ministrisë së Kosovës dhe e ka liruar reperin për 5 milionë lekë të reja.