Zjarret pushtojnë pyjet në Bulqizë, digjen qindra hektarë në kurorën e Liqenit të Zi
Prej më shumë së një jave zjarret vijojnë të djegin me qindra hektar pyje në kurorën e Liqenit të Zi, por jo vetëm zjarret po afrohet më afërsi të fshatit Fushë Bulqizës po të kësaj njësisë, si dhe pranë fshatrave të njësisë Zerqan.
Sipas emergjencave civile të Bashkisë Bulqizë bëjnë me dije se e vetmja zgjidhje për neutralizimin e zjarrit është vetëm ndërhyrja nga ajri, ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente.
Edhe pse prej ditësh forcat e ushtrisë kanë vijuar punën për fikjen e zjarrit nuk kanë pasur asnjë rezultat pasi temperaturat e larta të favorizuar edhe nga era kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi!
AlbaniaWeb.net