“Prokuroria, e detyruar të thellojë hetimet”/ Juristi për ngjarjen në Pogradec: Ngutja për daljen në përfundime, e gabuar
Për juristët përplasjet me deklarata mes policisë dhe prokurorisë janë të panevojshme dhe ato duhet të fokusohen në dhënien e drejtësisë.
Në një intervistë për AlbaniaWeb.net, juristi Jordan Daci shprehet se prokuroria është e detyruar të thellojë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku humbi jetën Egli Proga.
“Ajo është çështje dhe ngjarje e rëndë, përveç drejtësisë që Meriton viktima dhe familjarët, po kaq e rëndësishme është që të marrë drejtësinë që Meriton dhe autori dhe përfshirë dhe zinxhirin e policisë. Problemi është më parimor sesa duket. Edhe nëse dikush do e kishte dosjen përpara, nuk do e përcaktonte dot veprën.
Vetë fakti që hetimi vazhdon pavarësisht se dikush thotë se s’ka ç’mund të dalë më shumë, Prokuroria është e detyruar të kryejë veprime të tjera dhe vetëm pasi të mbarojnë gjithë veprimet hetimore dhe kur të bindet se variant i vërtetë që ajo mendon se ka zbuluar është ai, vendos përfundimin e hetimeve marrjen e të pandehurve dhe vendosjen e akuzës. Kur ndalohet dikush apo arrestohet jepet një akuzë për të cilin personi është i dyshuar. Unë e shoh të gabuar ngutjen për të dalë në përfundime.
Pash disa njerëz nga politika që kanë qenë profesionist, por politika u ka marrë mend e profesionit. Në këtë fazë ka rëndësi kategorizimi i veprës, por masa dhe vepra jo gjithmonë ecin paralel. Në fazën e parë është e thjeshtë, policia referon ngjarjen dhe ia dorëzon Prokurorisë. Zoti i çështjes është prokurori, nuk ka më polici. Në fazën e parë nuk i ke provat e nevojshme. E shoh gabim ngutjen për të dalë në përfundime. Gjykata është me e pafajshme në këtë diskutim. Prokuroria i ve emrin veprës penale dhe gjykata ose e pranon, ose jo. Vrasja me dashje nuk kryhet me grusht, shtrëngim për dhënie pasurie? Kjo do duhet të hetohet.
Personi është në arrest me burg, pse duhet të bërtasin? Qëllimi është realizuar, i është hequr liria. Nuk marr përsipër të di arsyet pse institucionet përfshihen në këtë kakofoni mediatike. Kultura e komunikimit me publikun nuk ekziston as për të qenë transparente ose shpesh nguten të dalin në konkluzione. Nuk të jetë moskoordinim, ngutje, mungesë profesionalizmi. Por gjithë kjo zhurmë është pa sens sepse personi ndodhet në burg. Nëse ka luhatje kur prokuroria ti ketë gjithë provat atëherë duhet të shqetësohemi që të ketë drejtësi për viktimën por edhe për autorin. Edhe nëse dënohet meriton drejtësinë që parashikon ligji për atë.”-u shpreh juristi.
AlbaniaWeb.net