Wed, Nov 27, 2024

Suksesi i sezonit turistik varet nga kë pyet në Durrës

  • PublishedAugust 17, 2024

Të dhënat aktuale për sezonin turistik veror në Durrës janë konfuze.

Bizneset dhe familjet që jetojnë me të ardhurat nga turizmi kanë mendime të ndryshme, lidhur me numrin e turistëve, prejardhjen e tyre dhe mbi të gjitha për fitimin e mundshëm të këtij viti.

Në një  nga baret e pakta në shëtitoren e plazhit të cilët shërbejnë që nga ora 6.00 e mëngjesit, Fred Spiro, i cili menaxhon një hotel me 150 shtretër pak më tej, tregon për BIRN vështirësitë që paraqet ky sezon.

“Shumica e turistëve nga Bosnja, Italia e Serbia, mbërrijnë me automjetet e tyre, por mundësia e parkimit bëhet gjithnjë e më e vogël,” shpjegoi Fredi.

“Kështu që i mbyllin makinat dhe nuk lëvizin fare drejt monumenteve apo qyteteve të tjera të vendit”, shtoi ai.

Mesoburri sjell përsëri shqetësimin e të huajve për shezlonet dhe çadrat e plazheve private, që vendosen ngjitur me njëra-tjetrën.

“Ata duan të shfrytëzojnë rërën, por rëra e plazhit nuk duket gjëkundi,” tha Fredi, duke u ngutur që ta pijë kafen sa më shpejt.

I duhet të largohet të merret me pompën e ujit të hotelit, pasi ka dy javë që e gjithë zona furnizohet vetëm një herë në ditë, në orën 4 të mëngjesit.

“Tani që na vjen gjysma e sasisë, shfrytëzojmë ujin e puseve; i përziejmë kur nuk ia dalim dot,” shpjegoi Fredi, ndërsa shtoi se këtë fakt nuk e ndajnë më mysafirët e huaj.

Një kilometër më tej, në anën tjetër të rrugës “Pavarësia”, furnizimin problematik me ujë të këtyre ditëve e konfirmon edhe , i cili ofron dhoma me qera prej më shumë se 20 vjetësh.

“Shkojmë mirë me njeri tjetrin dhe ujin e depozitave gjatë ditës ia kalojmë edhe ndonjë familjeje tjetër që ka më pak ujë,” tha për BIRN, Ceni nga plazhi, familja e të cilit jeton me të ardhurat e sezonit turistik.

“Këtë verë ka më pak turistë, e për pasojë më pak fitime,” u shpreh ai, ndërsa pa u menduar shumë, vlerësoi se kur të mbarojë sezoni, krahasuar me vitin që shkoi do të ketë “rreth 3 mijë euro më pak në xhep”.

Vizitorë tek në Durrës | Foto: G.Kabashi

Çmimet e dhomave për verim në plazhin e Durrësit kanë mbetur të njëllojta prej shumë vitesh, por numri i pushuesve kosovarë në këtë sezon ka qenë më i vogël.

“Gazetat shkruajnë se tani që nuk u duhen vizat, kosovarët shkojnë për pushime edhe në vende të tjera,” tha Ferzilet Dema, e cila administron shtëpinë e të jatit.

Sipas saj, ata që erdhën për pushime këtë vit nga Kosova në Durrës mbërritën në gusht, “atëherë kur shtrëngoi vapa”.

“Na kishin thënë se 2024 do të ketë pushues plot, por po shohim edhe më pak se sa vjet”.

Zonja shton se këtë vit biznesi i dhomave me qira gjatë verës thuajse nuk ka asnjë farë leverdie.

“Është e lodhshme dhe fitohet shumë pak”, shprehet Ferzileti, që duket e pakënaqur nga puna që bën prej vitesh.

Por në hotelet dhe apartamentet e prenotuara nëpërmjet platformës .com, të paktën në Durrës shifrat kanë mbetur të njëllojta.

“Hotelet e zonës – Mali i Robit me 300-800 shtretër secili kanë patur gjatë këtij sezoni thuajse të njëjtin numër pushuesish,” tha për BIRN eksperti i turizmit .

“Prenotimet e thjeshta në apartamentet booking dëmtuan sektorin e hotelerisë në bregdetin shqiptar, por jo në Durrës”, u shpreh Basho, sipas të cilit  plazhet e shumta, hoteleria masive dhe afërsia me aeroportin e bëjnë zonën e plazhit Durrës-Kavajë mjaft të sigurt për grupet e mëdha të turistëve nga vende të ndryshme, jo vetëm të Evropës.

“Agjencitë ndërkombëtare sjellin çdo javë 100-150 avionë çarter me turistë për qëndrime një apo dy-javore, dhe destinacioni I tyre kryesor mbetet zona turistike në jug të qytetit antik”, u  shpreh Basho.

Eksperti Basho komentoi se “dhomat e dhëna për turistët  nga familjarët për periudha të shkurtra 2 – 5 ditore, mund të amortizojnë më shpejt banesat, duke kërkuar restaurime të shpeshta”.

Ndërkaq agjencitë e huaja turistike janë mjaft të pranishme në hotelet e zonës Shkëmbi i Kavajës – Mali i Robit, dhe cilësia e shërbimit në to është përmirësuar ndjeshëm.

Është e vështirë të përcaktosh numrin e turistëve të huaj në Durrës, veçanërisht këtë verë, kur pritshmëritë fillestare ishin mjaft të larta.

Në portin e Durrësit kanë mbërritur me tragete në shtatë muaj rreth 191 mijë udhëtarë, vendas dhe të huaj, ose 6 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Tragete duke u ankoruar në portin e Durrësit | Foto: G.Kabashi

Megjithëse nuk është një tregues i saktë për turizmin, shifrat dëshmojnë për

ndryshimet nga njeri vit në tjetrin.

Një e dhënë tjetër zyrtare vjen nga Qendra Muzeore, sipas të cilës që nga fillimi i vitit Amfiteatri antik është vizituar nga 13.527 turistë, vetëm 350 më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Megjithëse që prej dy vitesh mjaft i vizituar arkeologjik i qytetit vazhdon të restaurohet, shifrat e vizitave kulturore në qytet kanë mbetur të njejta,”  përfundoi eksperti i turizmit, Edmond Basho.