Broja qëndron në Angli, ja kush do të jetë klubi i ardhshëm i sulmuesit shqiptar
Armando Broja do të jetë lojtari më i ri i ekipit të sapongjitur në Premier League, Ipswich Town. Klubi nga Suffolk do të nënshkruajë me sulmuesin kuqezi të Chelsea-t, emri i të cilit është përfolur për një kalim te Everton, Milan dhe Borusia Dortumnd gjatë kësaj meraktoje. EADT dhe Ipswich Star kanë zbuluar ekskluzivisht të enjten e kaluar se “The Tractors” kanë qenë në bisedime me “Blutë e Londrës” për të sjellë qendërsulmuesin në Portman Road. Sot mediat lokale kanë zbuluar se një marrëveshje është arritur dhe nënshkrimi me Brojën mund të shpallet brenda 24 orëve të ardhshme.
Broja e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar te Fulham, ku ngeci në stol për shkak të superformës së Rodrigo Muniz. Në fillim të këtij sezoni numri i tij 19 te Chelsea i kaloi blerjes më të re, Pedro Neto, ndërsa në “Stamford Bridge” pritet të mbërrijë edhe Joao Felix.
Bomberi nga Malësia e Madhe do të bëhet nënshkrimi i 10-të i verës për Ipswich pas Aro Muric, Ben Johnson, Jacob Greaves, Conor Toënsend, Kalvin Phillips, Jens Cajuste, Omari Hutchinson, Sammie Szmodics dhe Delap.