Gola dhe spektakël, por asnjë fitues mes Villareal dhe Atletico Madrid
Spektakël, gola por asnjë fitues në sfidën e fundit për javën e parë të La Ligas, të zhvilluar në Estadio de la Ceramica, mes Villareal dhe Atletico Madrid. Sfida ishte shumë e bukur me të 4 golat që u realizuan që në fraksionin e parë, duke fiksuar rezultatin final 2-2.
Skuadra e El Cholo Simeones e pa veten dy herë në disavantazh, por në të dyja herët arriti të vendoste baraspeshën. Serinë e golave e hapën vendasit me një diagonale shumë të bukur nga e majta e Danjumas në minutën e 18-të. Por ende pa përfunduar festimi i vendasve për golin e epërsisë, “Los Cholconeros” gjejnë barazimin 120 sekonda më pas me Marcos Llorente. I pafat ishte Koke që pas një krosimi nga e majta devijoi gabimisht topin në portën e tij, duke çuar sërish Villarealin në avantazh.
Por në sekondat e fundit të kohës shtesë, ishte ishi i kësaj ndeshje Sorloth, blerja më e re e Atleticos që ndëshkon me kokë ish skuadrën e tij, për të çuar rezultatin në 2-2. Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ulët, me të dyja skuadrat që më shumë u kujdesën të mos e humbnin sfidën se sa ta fitonin. Për t’u shënuar një traversë e vendasve në minutën e 83-të, pas një goditje dënimi të Pepe.
Në përfundim të ndeshjes Simeone u shpreh i kënaqur me të tijët pavarësisht barazimit: Luajtëm një ndeshje të mirë, mund të përmirësojmë në disa aspekte individuele, por si grup zhvilluam një ndeshje të mirë. Golat që pësuam mund t’i evitonim. Jam i lumtur për Alvarez, e aktivizova pak minuta pasi ai ende është duke u ambjentuar me mjedisin që e rrethon, stafin, lojtarët dhe ambjentin në përgjithësi”, theksoi tekniku i madrilenëve.