“Jam krenare”/ Eva Buzo rrëfehet si atletja e 1 që kalon me not kanalin e Otrantos
Eva Buzo shqiptarja e para që notoi nga Italia në brigjet e Vlorës duke mbërritur ditën e djeshme, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat në Vlorë, ku ka rrëfyer me detaje këtë eksperiencë. (lexo këtu)
Ajo ia doli të bëhet atletja e parë grua që kalon me not kanalin e Otrantos. Shqiptaro-Australiania përfundoi dje në mëngjes sfidën e saj duke përshkuar me not 90 km nga brigjet e Leçes në Itali, në gadishullin e Karaburunit për 35 orë e 17 minuta. Sfida nisi pasditen e 17 gushtit 2024 nga shkëmbinjtë e San Foca, pranë Leçes-s, dhe përfundoi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 19 gushtit kur preku tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës, në një nga gjiret e Karaburunit.
Pjesë nga intervista:
Eva si ndihesh për këtë arritje?
Për momentin po ndjej shumë emocione dhe sigurisht jam e lodhur. Ndjehem tepër krenare që ia arrita sepse ishte diçka që e dija që mund ta bëja dhe për këtë mu deshën shumë vite për të arritur këtu dhe tashmë ndihem tepër falenderuese bashkisë së Vlorës.
Kjo është hera e dytë që e provoni dhe cili ishte qëllimi juaj për ta arritur këtë gjë?
Mendoj që jam zhvilluar shumë si sportistë këto vitet e fundit dhe gjithmonë e dija që ishte diçka për t’u bërë pavarësisht sa kohë mund të zgjaste.
Gjithmonë kam dashur të bëja diçka për Shqipërinë, për vendin tim dhe bashkëpunimi me një ekip shqiptar në varkë që më shoqëronte ishte diçka speciale dhe na jep atë kënaqësinë e realizimit në grup së bashku.
A hasët probleme gjatë udhëtimit tuaj?
Shumë gjëra të ndryshme, kur dola nga uji isha tepër e zbehtë dhe këtë gjë po iua tregoja edhe nipërve këtë mëngjes.
Është një rënie graduale dhe ti nuk e dallon dot kur je në ujë, pra nëse ishte diçka normale dhe them që gishtërinjtë e mi po ndryshojnë, do të ishim të shokuar dhe do të mërziteshe.
Por kur ndodh gradualisht ti nuk e dallon dot menjëherë por problematika më e madhe janë rrezet e diellit dhe djegia nga rrezet.
Dhe trupi gradualisht lodhet dhe njëri krah është më i lodhur se tjetri ose anasjelltas por duhet të jesh e fokusuar dhe të mendosh sikur je diku tjetër dhe po relaksohesh që mos ta ndjesh shumë lodhjen.
Kur po arrinim drejt fundit po ndihesha tepër e frikësuar sepse truri po luante lojëra me mua dhe shihja gjëra të ndryshme dhe në fund më duhesh vetëm të prekja gurjet por ishte aq shumë errësirë dhe nuk mund ti shihja dhe për shkak se kisha haluninacione.
Po shikoja gjëra të frikshme dhe skuadra po më thoshte që thjesht të notoja sepse isha në fund por në fund arrita t’ja dilja në një mënyrë a tjetër.
Në fund desha një këshillë nga ju për të rinjtë në Shqipëri, Australi dhe në mbarë botën?
Është tepër e vështirë për t’u thënë por kjo ishte ideja dhe aventura ime dhe është përgjegjësia ime ta përmbushja asnjë nuk do ta bënte këtë gjë për mua kështu që duhesh ta bëja vetë.
Çdo kush ka ëndrra dhe vizionet e tij dhe çdo gjë varet nga ju për të bërë zgjedhjet dhe duhet të besoni në veten tuaj për të realizuar atë çka dëshironi.