Ancelotti e ka “salduar” në stol, Endrich mendon largimin, në Madrid i bëjnë jehonë një tjetër braziliani: Faktori R
Real Madrid kishte në dispozicion një sulm “shpërthyes” që vetëm një vit më parë i dhuroi Champions dhe La Liga, por drejtuesit e klubit mbretëror investuan sërish në fazën ofensive duke afruar në kryeqytet dy sulmues të tjerë si Mbappe dhe Endrich. Ky fakt ka vendosur jo pak në vështirësi Carlo Ancelotti-n dhe drejtuesit e Realit, pasi njëri prej tyre, braziliani Endrich e ka thuajse të pamundur të gjejë hapësira.
Ancelottti nuk i ka rezervuar asnjë minutë dhe ky detaj nuk është pritur mirë nga braziliani. Sipas të përditshmes Sport, Endrich dhe përfaqësuesit e tij po mendojnë për një huazim gjatë merkatos së janarit, gjithnjë nëse situata nuk ndryshon. Në Madrid mund të vijnë lojtarë të rinj, por diferencën vijon të bëjë Rodrygo, një nga lojtarët më të nënvlerësuar.
Flitet gjithnjë për Vinicius, Mbappe apo Bellingham, por në fakt protagonist absolut mbetet Rodrygo. “Faktori R”, shkruan Marca në faqen e parë, duke sjellë në kujtesë ndikimin e tij në formacionin e Ancelottit. Edhe në sfidën e parë të këtij sezoni, atë kundër Mallorca, Rodrigo ishte autori i golit për Realin.
()