Fotografohet për herë të parë Ben Affleck, pasi JLo paraqiti kërkesën për divorc
Ben Affleck u fotografua pa unazën e tij të martesës disa orë pasi Jennifer Lopez bëri kërkesë për divorc në përvjetorin e tyre të dytë të martesës .
Ben, 52 vjeç, u pa duke u larguar nga zyra e tij në Los Anxhelos, Kaliforni, menjëherë pasi u raportua se JLo bëri kërkesë për divorc . Ai ishte i veshur me xhinse të gjera dhe një bluzë të gjerë, të cilën e ka shoqëruar me atlete dhe syze dielli.
Beni nuk po buzëqeshte fare dhe dukej i trishtuar. Aktori fitues i çmimit Oscar nuk kishte mbajtur unazën e tij të martesës. Sipas TMZ , J. Lo ka paraqitur kërkesën për divorc vetë dhe pa një avokat. Jennifer dhe Ben janë ndarë që prej 26 prillit. Jennifer paraqiti kërkesën për divorc më 20 gusht, dy vjet nga dita e ceremonisë së tyre të dytë të martesës në Gjeorgji.