Rreziku nga lija e majmunëve, prof. dr. Arjan Harxhi: Gjenerata para viteve 80-të më e mbrojtur, ja si përhapet
Lija e majmunit është shndërruar në emergjencë të shëndetit publik pasi virusi ka pësuar mutacion dhe nëntipi i ri ka shfaqur sëmundshëmri të lartë, tanimë jo vetëm në Afrikë.
Mjeku infeksionit prof. dr. Arjan Harxhi shpjegon se ky shtim duhet marrë në konsideratë.
“Ky shtam i ri transmetohet nga njeriu tek njeriu”, shprehet si fillim Harxhi.
Por sa të rriskuar jemi nga kjo sëmundje, si përhapet ajo?
Prof. Harxhi përgjigjet kështu: “Kryesisht nga kontaktet e ngushta, pra nga marrëdhëniet seksuale. Por edhe nga kontakti me sende të infektuara dhe më pak nëpërmjet spërklave dhe nuk përhapet në ajër siç ishte rasti i COVID”.
Prof. Harxhi thotë se gjenerata e para viteve 80, ka një farë mbrojtjeje pasi kanë bërë vaksinën e lijës së dhenve në vendin tonë. Pas këtyre viteve sëmundja u zhduk dhe nuk bëhej më vaksinë. Tek personat e pavaksinuar dhe me probleme të imunitetit shfaq forma të rënda.
Por cilat janë shenjat e para që shfaqen?
“Dhimbje trupi, muskujsh, deri flluska që zgjasin dy javë dhe që mund të mbeten shenja”, thotë ai.
OBSH e ka shpallur emergjencë dhe i ka rekomanduar qeverive të sigurojnë vaksina ndaj lijës së majmunit sidomos për personelin shëndetësor dhe grupet në risk.
AlbaniaWeb.net