Champions, Sparta e Laçit një hap larg kualifikimit, Young Boys “befason” Gallatën
Play Off i Champions League zhvilloi 4 sfidat e tjera në ditën e tij të dytë. Përballaje interesante ku nuk munguan as surprizat.
Sparta e Pragës ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Malmos në Suedi duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën finale të Ligës së Kampioneve.
Qazim Laçi mori karton të verdhë në minutën e 62’ ndërsa gjashtë minuta më vonë doli nga fusha duke i lënë vendin Sadilek. Sa i përket Indrit Tucit, ai nuk u preferua që të aktivizohej për asnjë minut nga trajneri Friis. Sparta fitoi 2-0 falë autogolit të Stryger Larsen J. (31’) dhe golit të Rynes (89’), duke hehdur kështu një hap të sigurtë drejt kualifikimit. Duket se këtë sezon në Champions do të kemi një numër të konsiderueshëm futbollistësh shqiptar, ndryshe nga sezonet e kalauara.
Surprizën e vërtetë të mbrëmjes e shkaktoi Gallatasaray, I cili u mund në Bern ndaj Young Boys 3-2. Kmapionët e Zvicrës e kanë nisur shumë keq këtë sezon, duke qenë në krizë të thellë në kampionatin vëndas, porn ë Champions shkaktuan befasinë duke mundur gjigandin turk Gallatasarain.
Fitore pa shumë probleme ishte edhe ajo e Salzburg ndaj Dynamo Kiev. Sfida u luajt në Poloni dhe austriakët u mjaftuan duke realizaur nga 1 gol në çdo pjesë, për të shkuar në sfidën e kthimit me një avatazh komod.
Ndërkohë sfida tjetër mes Midtjyland dhe Slovan Bratislavës përfundoi në barazim me shifrat 1-1, duke e lënë plotësisht të hapur çështjen kualifikim.
Sfidat e kthimit të raundit Play-Off do të zhvillohen mesajvën e ardhshme, aty ku do të konfigurohen përfundimisht edhe 36 skuadrat pjesëmarrëse në formatin e ri të Champions League këtë sezon.