Thu, Nov 28, 2024

“Hapni kutitë”/ Zgjedhjet në Himarë, KAS shqyrton kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për pavlefshmëri zgjedhore

  • PublishedAugust 22, 2024

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vijon sot me shqyrtimin e kërkesës se koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili kërkon pavlefshmëri për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës.

Gjatë parashtrimit të pretendimeve, një ditë më parë juristi i Partisë Demokratike Franci Nuri kërkoi nga KAS hapjen e kutive të votimit për të  shqyrtuar materialet zgjedhore, kërkesë e cila do të shqyrtohet sot.

 



AlbaniaWeb.net