Thu, Nov 28, 2024

“Nuk ta zëvendësoj dot mamin”/ Urimi prekës i Agron Llakajt për vajzën

  • PublishedAugust 22, 2024

Ditën e sotme vajza e aktorit Agron Llakaj, Alkida, feston ditëlindjen. Aktori ka ndarë një urim prekës për të, duke përfshirë edhe faktin që Kostandina, gruaja e tij nuk jeton më.

Urimi i Agron Llakajt:

Bija ime Alkida! Sot ti ke ditelindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, eshte e para ditelindje pa njeriun e shtrenjte, mamin dhe shoqen tende te ngushte, por jam dhe shume i sigurt qe nga Atje lart ku eshte sikur me thote-hapi shampanjen vajzes Agron! Nuk te la vetem…,Adea eshte rritur dhe e ke shoqen me te ngushte tani e tutje.
Bija ime! Une nuk ta zevendesoj dot mamin por sa te kem fryme e ze, do jem prane teje me gjithe forcen e dashurise time.
Shekullofsh shpirt ! Shendeti dhe suksesi yt jane dhe urimi i mamit nga Atje lart.
Buzeqeshi jetes zemer!
Babi si gjithmone te thote sikur kur ishe e vogel,-“te dua sa qielli e sa bota!”

Kujtojmë se bashkëshortja e aktorit u nda nga jeta pak muaj më parë. Ai shpesh herë ka ndarë dedikimi kushtuar saj, të cilat kanë prekur njerëzit që i kanë lexuar.