Postimi i Fedez në Instagram i dedikohet Chiara Ferragni-t?
A shkroi Fedez një mesazh në rrjetet sociale kushtuar Chiara Ferragni-t? Disa ndjekës e besojnë këtë, disa më pak, të tjerë ende dyshojnë se mund të jetë kështu. E sigurt është se postimi i fundit në profilin e tij në Instagram ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.
Më 20 gusht, Fedez publikoi në Instagram disa fotografi të reja nga pushimet e tij në Sardenjë. Megjithatë, ajo që i intrigoi ndjekësit ishte imazhi i parë i kombinuar me mbishkrimin dhe këngën në sfond. Është një fotografi që portretizon Fedez duke përqafuar Vittoria, Leone dhe Silvio. Krahas, disa fjali nga një prej këngëve më të famshme të Blink-182 (grupi i preferuar i këngëtarit)
Ai shkruan: “Mos humb kohë për mua. Ti je tashmë zëri brenda kokës sime…(Më mungon, më mungon).”
Kujt ka dashur t’i drejtohet reperi? Disa admirues nuk kanë dyshime se ky është një mesazh i koduar që i drejtohet Chiara Ferragni-t. A i mungon Fedez-it gruaja e tij? Gjithsesi kaq ka mjaftuar që ndjekësit të hidhen në sulm, madje edhe kundër Fedez.
“Rifito Chiara-n. Asnjëherë nuk është vonë, por nëse nuk ndryshon sjelljen tuaj, do të plakesh vetëm”- shkruan një prej komentuesve.
“Të braktisësh gruan kur ajo kishte më shumë nevojë për ty është e pafalshme. Ajo ishte aty për ty në momentet tua më të këqija. Sa e trishtueshme!” shkruan një tjetër.
Aktualisht, influencuesja ndodhet në Korsikë, së bashku me motrën e saj Valentina dhe një grup miqsh, pasi ka kaluar disa ditë në Greqi me fëmijët. Sado që njerëzit ende mund të shpresojnë për një rikthim mes dyshes së famshme, të dy përveçse janë ndarë prej kohësh, ata as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.