Në ditën e tij të lindjes, Klajdi Haruni publikon foton e rrallë të Flori Mumajesit
Në 42-vjetorin e lindjes, Klajdi Haruni ka zgjedhur ta urojë në mënyrën më të veçantë Flori Mumajesin. Ai ka publikuar një foto të rrallë të tij me vajzën e tij, pasi artisti ka kohë që nuk poston në rrjete sociale, teksa e uron: Gëzuar Ditëlindjen Xhaxha Flori. Të duam shumë”, shkruan ai në postim.
Ndonëse është zhdukur prej kohësh nga bota e muzikës, këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen edhe sot. (lexo këtu)
Megjithatë, Flori ka hequr të gjitha projektet nga kanali i tij zyrtar, por disa prej tyre figurojnë në kanale të ndryshme.
Të shumtë janë personat që kërkojnë me ngulm rikthimin e Florit në skenë, pasi është një prej zërave më të mirë të muzikës shqiptare, por për fat të keq ende nuk ka asnjë shenjë prej tij dhe me sa duket ai është zhdukur përgjithmonë.