Thu, Nov 28, 2024

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes? Michael Madsen tregon versionin e tij të ngjarjes

  • PublishedAugust 23, 2024

Ylli i “Reservoir Dogs” Michael Madsen ka thyer heshtjen pak ditë pasi u arrestua si i akuzuar për dhunë në familje. (lexo këtu) Ai u vu në pranga të dielën, më 18 gusht, pasi policia mori një denoncim nga shtëpia e tij.

Aktori 66-vjeçar dyshohet se e shtyu DeAnna-n para se ta mbyllte jashtë shtëpisë. Ai arrestua për dhunë në familje, por u lirua me kusht 20,000 dollarë.

Në një deklaratë për THR të enjten, avokati i aktorit, Perry Wonder, këmbënguli se klienti i tij nuk është fajtor për dhunën në familje dhe gjithçka është e “stisur” nga gruaja e tij.