Thu, Nov 28, 2024

VIDEO/ Broja dhe Lukaku u larguan për t’i bërë vend në ekip, gafa e 18-vjeçarit spanjoll bën xhiron e rrjetit

  • PublishedAugust 23, 2024

Chelsea është një nga klubet më aktive në merkato këtë verë, duke afruar një numër të madh lojtarësh. Një nga transferimet më të fundit ishte ai i sulmuesit Marc Guiu, i siguruar nga Barcelona.

Për të bërë vend për 18-vjeçarin në ekip, londinezët kanë vendosur të largojnë sulmuesin shqiptar Armando Broja dhe Romelu Lukakun.

Megjithatë, në ndeshjen e tij të dytë me fanellën e Chelsea-t, Guiu ka bërë bujë, duke u bërë viral në rrjetet sociale.

Ai ka dështuar të shënojë një gol në një rast me portën bosh, dhe pamjet e kësaj situate po përhapen masivisht në internet.

AlbaniaWeb.net