Asap Rocky: Fëmijët tanë do të kenë një fëmijëri normale, si gjithë të tjerët
ASAP Rocky dhe Rihanna janë një dyshe tejet e komentuar duke qenë se janë edhe prindër të dy fëmijëve të tyre, RZA dhe Riot.
Reperi amerikan insiston se fëmijët e tyre do të kenë një fëmijëri normale pavarësisht famës së çiftit.
Kur një gazetar proklamoi se fëmijët e tyre nuk do të kenë një fëmijëri të njëjtë sikurse të tyren, ASAP Rocky e kundërshtoi dukshëm.
“Fëmijët e juaj me siguri nuk do të kenë fëmijëri të njëjtë sikurse e keni pasur ju. Fëmijët tuaj nuk do të mund të dalin në dyqan, pasi do të njihen si fëmijët e Rihanna-s dhe ASAP Rockyt”, i tha gazetari reperit amerikan.
Megjithatë, ASAP Rocky nuk hezitoi të kundërshtonte që fëmijët e tij dhe të Rihanna-s do të kenë një fëmijëri normale.
“Normalisht që do të kenë fëmijëri të njëjtë. Edhe ata janë qenie njerëzore. Më lejo ta tregoj një video të vogëlushit RZA”, i ktheu ai reporterit.