Pas kërkesës për divorc nga Affleck, JLO bëhet “e gjallë” në rrjete sociale
Jennifer Lopez ka thyer heshtjen e saj për herë të parë që kur ka dorëzuar kërkesën për divorc nga aktori Ben Affleck, të martën. Ajo ka bërë një postim në rrjete sociale të premten, ku në fakt nuk ka postuar atë që shumë fansa të saj kanë dashur të shikojnë; gjendjen e saj!
Në vend që të ndajë përmbajtje të re, JLo ripostoi një ‘selfie’ që e kishte realizuar më parë dhe që ishte shpërndarë nga një llogari e fansave. Postimi duket se ishte nga një fotosesion i realizuar në dhjetor të vitit 2020.
Jennifer dukej po aq e mrekullueshme sa gjithmonë në foton e rikthyer, e cila e tregonte me onde të trasha ngjyrë karamel që i binin në supet dhe gjoksin e saj.