Sulmi terrorist me tre të vdekur në Gjermani, policia paralajmëron vendasit që të jenë të kujdesshëm
Teksa autori i sulmit që la të vrarë tre persona është ende në kërkim, policia në Gjermani po bën thirrje për kujdes në qytetin e Solingen.
“Njerëzit në qendër të qytetit duhet të jenë të kujdesshëm,” tha një zëdhënës i policisë së Dyseldorfit.
“Kushdo që sheh një person të dyshimtë duhet të telefonojë menjëherë në 110 dhe të mos flasë me ta”.
Një numër i madh oficerësh janë përfshirë në kërkimin, i cili shtrihet përtej qytetit. Janë ngritur postblloqe dhe janë vendosur njësi speciale.
Tre persona u vranë dhe tetë mbetën të plagosur në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingen mbrëmjen e djeshme. Policia thotë se motivi i sulmit ende nuk është i qartë. Festimet ishin duke u zhvilluar për të shënuar 650 vjetorin e themelimit të qytetit kur ndodhi sulmi.
Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se i dyshuari “duhet të kapet shpejt dhe të ndëshkohet në masën e plotë të ligjit”.
AlbaniaWeb.net