Foto/ Vila luksoze ku Princ Harry dhe Meghan Markle ranë në dashuri, del në shitje
Shtëpia në Toronto ku jetonte Meghan Markle teksa fitonte zemrën e Princit Harry është hedhur në treg për herë të dytë, shkruan People.
Përpara se të bëhej dukesha e Sussex-it, Meghan mori me qira shtëpinë me tre dhoma gjumi në Toronto për të paktën dy vjet, ku ajo ishte mikpritëse e familjes mbretërore gjatë marrëdhënies së tyre në distancë.
Thuhet se Harry udhëtonte për në Toronto dy herë në muaj për të vizituar Meghan, ndërsa ajo po xhironte dramën ligjore Suits.
Ajo ishte gjithashtu shtëpia e dy qenve të dashur të Meghan, Bogart dhe Guy.
Me një stil elegant dhe të nivelit të lartë, prona e shkëputur, e cila mban kujtime të bukura për Princin Harry, është rinovuar së fundmi.
Më parë ajo ishte shitur për 1.6 milionë dollarë (900,000 £) në vitin 2018, një vit pasi Meghan u transferua në Londër. Tani është në treg me 1.9 milion dollarë (1.1 milion £).
Dera e hyrjes është e lyer “Tiffany” blu, sipas listimit, dhe prona krenohet me dy banja “të frymëzuara nga spa”.
E kompletuar me një garazh të dyfishtë (dhe një karikues Tesla), shtëpia thuhet se është në një zonë të parapëlqyer nga familjet, akademikët dhe të famshëm për shkak të afërsisë me ‘shkollat e shkëlqyera’, pesë supermarkete dhe madje edhe një shesh patinazhi në akull.
‘Mos e humbisni këtë mundësi të rrallë!’, thuhej në listë.