Hezbollahu lëshon 320 raketa drejt Izraelit, goditen baza ushtarake/ Netanyahu shpall gjendje të jashtëzakonshme (VIDEO)
Hezbollahu lëshoi 320 raketa drejt Izraelit si kundërpërgjigje ndaj sulmit të këtij të fundit.
Tashmë aeroplanët luftarakë izraelitë po synojnë objektivat e Hezbollahut në Liban pasi zbuluan se grupi libanez do të lëshojë qindra raketa.
“Në vetëmbrojtje për të eliminuar këto kërcënime, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po sulmojnë objektivat terroriste”, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.
Izraeli njoftoi se civilët libanezë u paralajmëruan të largoheshin menjëherë nga zonat ku ishte aktiv Hezbollahu, shkruan CNN.
Menjëherë pas kësaj, Hezbollahu tha se kishte nisur një sulm të madh me dron kundër Izraelit në përgjigje të vrasjes së muajit të kaluar të komandantit të lartë ushtarak të grupit.
Sirenat që paralajmëronin për raketa në hyrje mund të dëgjoheshin në të gjithë Izraelin verior këtë mëngjes. Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar.
Hezbollah njoftoi se hodhi më shumë se 320 raketa në 11 baza dhe kazerma ushtarake izraelite, duke përfshirë bazën Meron dhe katër vende në Lartësitë Golan.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant shpalli gjendjen të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme, pas kësaj situate.
Kjo do të thotë se i jep Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) autoritetin për të vendosur kufizime në lëvizjen e civilëve.
Pas vlerësimit të fundit të situatës, Gallant deklaroi një “situatë të veçantë në frontin e brendshëm” në të gjithë Izraelin, sipas një deklarate nga ministria e Mbrojtjes.
Over 100 projectiles have been fired at Israelis since this morning.
This is Hezbollah’s goal—destroying homes and targeting our civilians.
We will continue operating to ensure all of our civilians are safe and protected against terrorism. pic.twitter.com/Z1NWWchIUP
— Israel Defense Forces (@IDF) August 23, 2024
AlbaniaWeb.net