Ndërron jetë në QSUT “I forti i Vlorës”/ Ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasje, prej vitesh kërkonte ndërhyrje kirurgjikale
Fotaq Zaharia, i njohur si “I forti i Vlorës ka ndërruar jetë në orën 01:10 në Reanimacionin e QSUT.
Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 gusht atje.
I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 korrik 2024.
Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar.
Gjatë vitit 2018 ai kërkonte nga autoritetet t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi gjendja e tij ishte rënduar, por kjo kërkesë nuk gjeti zbatim.
Ai kishte kërkuar që t’i vendosej një pllakë në këmbë për shkak të sëmundjes.
Çështja e tij shkoi deri në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku kjo e fundit i dha të drejtë.
AlbaniaWeb.net