Një serb për stolin e Partizanit, “Demat” e kuq zyrtarizojnë trajnerin e ri
Aleksandar Veselinovic është trajneri i ri i Partizanit.
Klubi i kuq ka raportuar se ai do të prezantohet ditën e sotme në orën 17:45, në ambientet e “Arenës së Demave”.
Skuadra e fundit që tekniku serb ka drejtuar është Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa 54-vjeçari ka qenë trajner edhe i skuadrave si Vojvodina, Cukaricki dhe ekipin e moshave të Serbisë.
AlbaniaWeb.net