Thu, Nov 28, 2024

Albania Fighting Championship “pushton” pallatin e sportit “Asllan Rusi”, kreu i MMA-s Rizaj: Pritet një mbrëmje me emocione

  • PublishedAugust 27, 2024

MMA dhe kreu i kësaj Federate, Arjan Rizaj, vijon të sjellin në Shqipëri, në Tiranë, aktivitet shumë të rëndësishme, mbarëkombëtare duke u dhënë më shumë zë arteve marciale të kombinuara. Pallati i sportit “Asllan Rusi” mirëpriti sportistë nga vende të ndryshe si Kosova, Bullgaria, Turqia, ndërsa sot më datë 27 pritet një mbrëmje me shumë emocione, me duele të forta, pasi garojë sportistë shumë cilësorë. Ndërkohë një ditë më parë, u zhvillua dhe kampionati mbarëkombëtarë. Arjan Rizaj, kreu i MMA theksoi se ky aktivitet i rëndësishëm pasi sporti bashkon, ndërsa mund të shtrijnë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera, jo vetëm në sport

“Dje është zhvilluar kampionati mbarëkombëtar, me pjesëmarrjen e sportistëve nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia. Sonte është një mbrëmje e jashtëzakonshme, mos harroni. Bëhet fjalë për sportistë, që janë mjaft cilësorë. Oponentët nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria e Turqia synojnë që të rrisin më shumë nivelin dhe natyrisht, për të bashkuar forcat për evente të tjera si kampionati europian dhe botëror. Bëj thirrje që sonte të mbushet pallati i sportit, në mbështetje të ekipit të Shqipërisë. Mezi po presim që të fillojë. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë Veliaj dhe Ballkan City Network B40. Jemi të lumtur, këtë bashkëpunim ta shtrijmë edhe në fusha të tjera, jo vetëm në sport. Nuk është thjeshtë një ndeshje, sporti ndryshon mentalitetin e njerëzve. Shqipëria ka mundësitë që të kthehet në lider në sportin e MMA” – tha  ai.

AlbaniaWeb.net