Bie nga lartësia e pallatit në ndërtim/ Ndërron jetë në vend 58-vjeçari, viktima ishte punonjës në firmën Inerti shpk
Një 58-vjeçar është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha” në Tiranë.
K. I., 58 vjeç është rrëzuar aksidentalisht duke punuar dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sipas informacioneve, viktima ishte punëtor tek firma Inerti shpk.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
AlbaniaWeb.net