Fri, Sep 13, 2024

Dhimbje e dyfishtë, Mariah Carey humb nënën dhe motrën në një ditë

  • PublishedAugust 27, 2024

Një lajm i hidhur ka trokitur në dyert e familjes Carey. Nëna e Mariah Carey, Patricia dhe motra Alison kanë ndërruar jetë brenda një dite.

Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë,” tha këngëtarja fituese e Grammy, 55, në një deklaratë ekskluzive për PEOPLE.

Ndihem e bekuar që kam mundur të kaloj javën e fundit me nënën time para se ajo të vdiste”, shton Mariah.

“Unë e vlerësoj dashurinë, mbështetjen dhe respektin e të gjithëve për privatësinë time gjatë kësaj kohe të pamundur.”

Për momentin nuk dihen detaje të tjera, përfshirë shkaqet e vdekjes së Patricia dhe Alison.

Patricia, e cila më parë ishte e martuar me Alfred Roy Carey, ishte një këngëtare opere dhe trajnere vokale. Prindërit u divorcuan më vonë kur këngëtarja e “Hero” ishte 3 vjeç.

Marrëdhënia e Mariah me nënën e saj nga e cila trashëgoi talentin e saj vokal ka qenë e ndërlikuar gjatë gjithë jetës së saj.