EMRAT/ Sherri pas koncertit në Palasë, shkon në dy numri i të plagosurve, shpallen në kërkim edhe dy të tjerë
Pas sherrit brutal në një lokal në Palasë, policia ka sqaruar me tej se si pasojë e dhunës fizike kanë mbetur të plagosur dy persona.
Pas hetimeve dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, ka rezultuar se ka mbetur i lënduar edhe një shtetas 42-vjeçari nga Tirana Fatbardh Aliaj, përveç Luçiano Koçeku, që u raportua i plagosur më herët.
Ndërkohë po ashtu ka rezultuar se në sherr janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, në total katër, të cilët po ashtu janë shpallur në kërkim. Konkretisht në kërkim janë Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri.
Sipas informacioneve Spaho ka qenë më herët i përfshirë në politikë, kur kandidonte për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”.
Ndërkohë sherri thuhet se ka nisur pas hapjes së një shampanje dhe përhapjes së pijes në tavolinat ngjitur.
AlbaniaWeb.net