Fri, Sep 13, 2024

FOTO/ Juve “fluturon” me Vlahovic, “Zonja” e vetme në krye, Motta me shifra perfekte (VIDEO)

  • PublishedAugust 27, 2024

2 ndeshje, 6 pikë të plota, 6 gola të shënuar asnjë të pësuar, këto janë shifrat e Juves këtë fillim sezon, numra perfekt. Thiago Motta ka fituar menjëherë ambientin në Torino, tifozët kanë nisur të besojnë se kjo skuadër mund të rikthehet sërish në nivele të larta. Sigurisht, është ende herët për të dalë në një përfundim të tillë, është vetëm java e dytë, por ky ekip mund të përmirësohet akoma më shumë në një kohë kur asnjë nga blerjet e fundit nuk ishte në fushë. “Zonja e Vjetër” “çmontoi” Verona me rezultatin e pastër 3-0, skuadër e cila në javën e parë kishte mposhtur Napolin me të njëjtin rezultat.

Dusan Vlahovic ishte protagonisti i madh i kësaj mbrëmje, me mesfushorin serb që realizoi një “dopietë”. Në minutën e 28-të, Vlahovic mori një assist të bukur nga Yildiz, brenda në zonë nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Pak minuta më pas ishte Savona, produkti i akademisë, që me kokë dyfishoi shifrat. Juve nuk e vendosi ndeshjen në asnjë moment në dyshim, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 53-të, Vlahovic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke sigluar shifrat në 3-0, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas javës së dytë të Serie A, “Zonja e Vjetër” kryeson e vetme në krye me 6 pikë të plota:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Juve në majë”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Thiago i mrekullive”, ishte titulli i TuttoSport. Nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses Thiago Motta, por trajneri i Juve nuk preferoi të ndalet vetëm te Vlahovic:

“Më duhet t’i bëj komplimentet e mia të gjithë ekipit. Dusan realizoi, e meriton, por dhe pjesa tjetër e fazës sulmuese e ndihmuan shumë. Në stadium u krijua në atmosferë shumë e bukur, ishin afro 35 mijë tifozë që këndonin, kjo do të thotë që ekipi po i përcjell gjëra të mira”, u shpreh Motta pas ndeshjes.

AlbaniaWeb.net