Fri, Sep 13, 2024

Tentoi të fuste fshehtas në Shqipëri mbi 24 mijë euro dhe drejtonte automjetin që kërkohej nga Interpoli zviceran, arrestohet italiani 54-vjeçar

  • PublishedAugust 27, 2024

Është arrestuar në Durrës një 54-vjeçar italian, pasi tentoi të fuste fshehtas në territorin shqiptar mbi 24 mijë euro, teksa drejtonte një automjet që kërkohej nga Interpoli Bern në Zvicër.

Nga verifikimet në Portin e Durrësit rezultoi se automjeti “Porsche Cayenne” që drejtonte ky shtetasi M.A., ishte në kërkim nga Interpol Bern, Zvicër, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjetën të fshehura 24 070 euro, të cilat shtetasi 54-vjeçari synonte t’i kalonte pa i deklaruar.

Automjeti dhe paratë u sekuestruan menjëherë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.



AlbaniaWeb.net