ZYRTARE/ Atletico Madrid “kyç” portën, firmos me 30-vjeçarin
Atlético dhe Atalanta kanë arritur marrëveshje për kalimin e Juan Musso në Madrid në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Portieri 30-vjeçar argjentinas sjell me vete një përvojë të pasur nga Seria A italiane, ku ka kaluar gjashtë sezonet e fundit pasi filloi karrierën e ti në vendlindje në klubin Racing të Avellaneda.
Atletico synon që të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në këtë sezon. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.
(J.S/)