Aventurë e re për Bajramin, gati transferimi për tek gjigantët skocezë
Nedim Bajrami pritet të vijojë karrierën te gjigantët skocez të Gllazgou Rejnxhërs. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Sipas “Sportmandia”, 25-vjeçari do të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje te Rejnxhërs. 25-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Sasuolos në Seria A ndërsa më herët ka luajtur edhe për Empolin, Grashoperin dhe Zyrih.
Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në historinë e Europianëve me golin më të shpejt të realizuar ndonjëherë.