Nancy VanHorn takohet me Dumanin, e ngarkuara me punënë Tiranë: SHBA admiron përpjekjet e palodhura të SPAK-ut, të vazhdojnë punën guximshme
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho.
Ambasada Amerikane përmes një njoftimi në Facebook shkruan se këta të fundit janë ” të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri”.
Më tej bëhet me dije se VanHorn shprehu “admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti”.
Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
AlbaniaWeb.net