Rusia rrëzon 12 dronë ukrainas në dy rajone gjatë natës! Shkaktuan zjarr në një karburant
Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 12 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës të nisura gjatë natës kundër rajoneve të Rastov dhe Varonezh, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë .
Më herët, kanalet ruse në platformën Telegram raportuan se dronët ukrainas shkaktuan një zjarr në tanke në objektin e magazinimit të karburantit Glubakinskaya, në rajonin Rastov.
Guvernatori rajonal Vassily Golubev njoftoi, gjithashtu përmes Telegramit, se katër mjete ajrore pa pilot u rrëzuan, pa përmendur një sulm në objektin e magazinimit të karburantit.
Kanali Baza, që besohet të jetë i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, raportoi se të paktën tre tanke ishin djegur.
Një tjetër depo karburanti në të njëjtin rajon, në rajonin e Praletarsk, është ende duke u djegur 10 ditë pasi u sulmua, sipas burimeve ruse.
Autoritetet ruse shpesh i janë shmangur zbulimit të masës së plotë të dëmit të shkaktuar nga sulmet ukrainase në mes të luftës tridhjetë mujore.
AlbaniaWeb.net