Edona James kërcënohet me jetë! Kërkon ndihmën e policisë
Ish-finalistja e edicionit tgë dytë të ‘BBVK’, Edona James, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të një komenti kërcënues që mesa duket e ka shqetësuar shumë.
Në komentin e postuar, personi në fjalë e kërcënon Edonën me privim nga jeta, duke krijuar një atmosferë frike dhe pasigurie për transgjinore .Edona nuk ka hezituar të publikojë emrin dhe profilin e llogarisë së TikTok-ut të personit që ka bërë kërcënimin.
Duke treguar vendosmërinë e saj për t’u përballur me kërcënimet, Edona ka bërë të ditur se rasti është tashmë i raportuar në polici.