Wed, Nov 27, 2024

Espanyol ndal Atleticon, Marash Kumbulla mes më të mirëve. Simeone: Dhamë gjithçka për të fituar, i mirëkuptoj fansat

  • PublishedAugust 29, 2024

Atletico Madrid e Diego Simeones ndalet në shtëpi, ndaj Espanjol të Marash Kumbullës, në takimin e vlefshëm për javën e 3-të të La Ligës.

Espanyol ia doli që të merrte 1 pikë mjaft të vlefshme në transfertën e vështirë përballë Atletico Madrid. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”, përfundoi me rezultatin 0-0.

Protagonist absolut për këtë pikë të marrë nga Espanyol ishte dhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi i cili është huazuar nga Roma këtë merkato, bëri një paraqitje dinjitoze, duke i bërë balli sulmit 107 milionë eurosh të Atletico Madrid.

Ishin pikërisht Alexander Sorloth (32 mln) dhe Julian Alvarez (75 mln) të cilët nuk ia dolën që të kalonin Kumbullën.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare përveç paraqitjen mjaft të mirë, u vlerësua dhe me notë pozitive. 7.7 ishte nota e marrë nga mbrojtësi shqiptar, i cili renditet pas De Paul 7.8 dhe njeriut të ndeshjes, portieri i Espanyol, Garcia me notën 8.1.

Me këtë barazim Atletico Madrid, shkon në kuotën e 5 pikëve, pas 2 barazimeve dhe 1 fitore në 3 javët e para në kampionat.

Në fund të ndeshjes i zhgënjyer ishte tekniku Diego Simeone: Humbëm intesitetin e lojës në fundin e pjesës së pare, ndaj menduam të ndryshonim diçka në të dytën. Dëshironim fitoren, bëmë gjithçka për ta arritur, i kuptoj fansat që janë të zhgënjyer pas këtij barazimi”, përfundoi Simeone.

AlbaniaWeb.net