Hidhet në mes të natës lëndë plasëse në një agjenci funerale në Shkodër! Detajet e para
Në orët e para të mëngjesit një lëndë plasëse është hedhur në një agjenci funerale në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në orën 03:20 dhe agjencia ndodhet në pronësi të shtetasit F.F.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
AlbaniaWeb.net