Thu, Nov 28, 2024

Ishte shumë pranë kalimit te skuadra e sapongjitur në Premier League, Armando Broja rikthehet dhe njëherë te…

  • PublishedAugust 29, 2024

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon rikthehet sërish në një pikëpyetje të madhe, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ishte shumë pranë kalimit te Ipswich, gjë që nuk ndodhi.

Chelsea gjeti akordin me klubin e sapongjitur në Premier League, me këtë të fundit që do të huazonte 22-vjeçarin shqiptar dhe nëse do t’i shpëtonte rënies, atëherë do ta blinte për 30 milionë paund.

Por gjithçka u prish gjatë testeve mjekësore, të cilat nuk i kaloi dot për shkak të një dëmtimi në gju.

Edhe pse u përpoqën deri në fund që ta transferonin, Ipswich tashmë është dorëzuar 100%, teksa eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer sërish te Chelsea.

Nga ana tjetër, trajneri Enzo Maresca bëri një paralajmërim për të gjithë lojtarët që nuk janë në planet e tij, përfshirë dhe Broja, duke thënë se të gjithë ata duhet të gjejnë patjetër një skuadër të re, sepse te Chelsea nuk do të kenë asnjë minutë.



AlbaniaWeb.net