Wed, Nov 27, 2024

Monitorimi i impianteve për ujërat e zeza në bregdet, kryeministri Rama ndan pamjet: Përmirëson turizmin në Shqipëri

  • PublishedAugust 29, 2024

Task-forca vijon me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në zonat bregdetare dhe bizneset që operojnë pranë tyre.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje se si po shkon puna në disa plazhe të Shqipërisë si Dhërmi, Borsh, Ksamil, Golem, Spille, etj.

“Në Dhërmi, Borsh, Ksamil, Llaman, Karpen, Golem, Spille, Hamallaj, Pogradec, Lezhë, vijon punën task forca për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës. Një proces që rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri”, shkruan Rama në postimin e tij.



AlbaniaWeb.net