Wed, Nov 27, 2024

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë

  • PublishedAugust 29, 2024

Reperi i njohur Stresi, i cili ende ndodhet në kërkim pas sherrit brutal me Medi Isenin në Kosovë, kohëve të fundit është parë të jetë aktiv nëpër rrjete sociale. Pa zbuluar asnjë gjurmë të tij, ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në llogarinë personale të Instagram-it, ku gjatë këtij bashkëbisedimi, ai ka shprehur dëshirën e tij për t’u bërë prind, por e ka theksuar se ky është një hap që kërkon përkushtim.

Një nga pyetjet që i është drejtuar ishte: “Çfarë plani ke për jetën?”. Përgjigjja e Stresit ka qenë pak me humor:

“Të bëhem prind, por do punë puna.. S’do gjejmë nuse në TikTok Live duke bërë lule lule like like avion avion luan luan.”