E ardhmja e Brojës kthehet në një “telenovelë”, sulmuesi i Kombëtares kërkohet sërish nga klubi që dështoi ta transferonte
Armando Broja po kalon orë vendimtare për të ardhmen e tij, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që nuk është në planet e trajnerit Maresca, teksa tashmë po stërvitet me skuadrën e 21-vjeçarëve të Chelseat.
Sa i përket të ardhmes së tij, ajo po kthehet në një “telenovelë”. Broja ishte shumë pranë kalimit te Ipswich, por çdo gjë u prish pasi sulmuesi shqiptar nuk i kaloi dot testet mjekësore.
Tashmë, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se interesi i klubit që sapo u ngjit në Premier League është rikthyer për sulmuesin 22-vjeçar.
Ai tregon se Ipswich do t’i paraqesë një ofertë të re Chelsea-t, sërish në formën e huazimit dhe do të mund ta transferojë nëse mbijeton, por jo për 30 milionë paund, duke shpresuar se “Blutë” e Londrës do ta ulin çmimin.
🚨🔵 Ipswich Town and Chelsea are back in active talks for Armando Broja after deal called off last week.
Ipswich have asked for much better price than before (loan with obligation over £30m) due to physical conditions. pic.twitter.com/EVLYI0rNOy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2024
AlbaniaWeb.net