Fri, Nov 29, 2024

Pas SHBA, edhe Gjermania “shuplakë” Kosovës pas mbylljes së zyrave të komunave paralele serbe: Njoftimi nuk është konsultim!

  • PublishedAugust 30, 2024

Pas reagimit të SHBA, edhe Gjermania ka kritikuar qeverinë e Kosovës për vendimin në lidhje me mbylljen e zyrave të komunave paralele në Veri të vendit, duke thënë se janë të zhgënjyer për veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara.

Ambasadori Jorn Rohde ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.

Në platformën “X” ai shkruan se nuk ka nevojë për tjetër situatë krize dhe ka përmendur edhe dëshirën për heqje të masave dhe rrugën para drejt integrimit në BE të Kosovës.



AlbaniaWeb.net